Transmetuar më 23-02-2018, 18:32

Një djalë i ri nga Kurbini ka qëlluar veten e tij me thikën e bukës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku 37 vjeçari A.B., është vetëplagosur me thikë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 37 vjeçari vuan nga problemet mendore, çka mund ta ketë shtyr të ndërmarrë dhe një veprim të tillë.

Ka qenë ndërhyrja e familjarëve në kohën e duhur ajo që ka paradaluar edhe fundin fatal për të riun nga Kurbini.

Menjëherë pas plagosjes 37 vjeçari u dërgua me urgjencë për mjekim në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes bllokoi thikën, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim./b.l/noa.al/