Transmetuar më 23-02-2018, 19:08

Arrest me burg është masa e sigurisë që dha Gjykata e Lezhës për dy personat e arrestuar me mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërsjelles dhe telefona.

Artur Popa, dhe Valtor Çala, nuk kanë dhënë asnjë koment përpara trupit gjykues, ndërsa gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestin me burg për ta duke marrë për bazë edhe provat e organit të akuzës.

Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në pah se dy personat i prodhonin vetë minat me telekomandë, me qëllim tregtimin në qytete të tjera, por edhe jashtë vendit.

Kur u ndaluan nga policia, ata ishin nisur drejt qytetit të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihen porositësit e tre minave.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të ndaluarit, së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia, ishin pjese e një grupi të trafikimit të minave. /k.k/noa.al/