Transmetuar më 23-02-2018, 19:22

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi, ku protagoniste është bërë një familje shqiptare. Nëna ka denoncuar në polici një akt të rëndë ndaj djalit të saj 14-vjeçar.

Ajo thotë se i biri është përdhunuar nga një person i rritur, për të cilin janë marrë masat nga autoritetet.

Agresori dyshohet se është një 30-vjeçar nga Pakistani, i cili është arrestuar menjëherë pas raportimit të ngjarjes.

Mediat greke thonë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha të ishullit Euboea, në 17 shkurt.

Prokuroria greke ka urdhëruar që të miturit t’i bëhen analizat mjeko-ligjore, për të vërtetuar nëse ngjarja ka ndodhur në të vërtetë apo ka qenë sajesë e shqiptares. /k.k/noa.al/