Transmetuar më 23-02-2018, 19:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket i vendosur për t’i çuar përpara idetë e tij.

Një nga ato është programi i Lotarisë Amerikane, që ka ngjallur një debat të madh në SHBA.

Ditën e sotme, lideri i Washingtonit e ka thënë sërish hapur se kërkon të anulojë depërtimin e qytetarëve përmes Lotarisë.

“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha Donald Trump.

Me po kaq fanatizëm, Trump mbrojti idenë e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës, ku humbën jetën dhjetëra nxënës.

“Një mësues do ta kishte vrarë në vend agresorin, para se ai ta dinte se çfarë po ndodhte”, tha Trump. /k.k/noa.al/