Transmetuar më 23-02-2018, 21:48

Kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, në Ora News, foli për aksidentet tragjike të ditëve të fundit, duke sqaruar edhe arsyet.

“Në 2017-n në raport me 2016-n ka ulje të numrit të aksidenteve dhe ulje të numrit të viktimave.

Pse ndodhin aksidentet? Ne vazhdojmë të jemi akoma një vend ku drejtuesit e mjeteve nuk e përdorin mjetin konform normave të përcaktuara në legjislacionin rrugor, nuk respektojnë kufijtë e shpejtësisë, mos përdorimin e alkoolit dhe shkelje të tjera që sjellin tragjedi të tilla”, tha Tola.

Ky muaj ka qenë tragjik sa i përket aksidenteve rrugore, ku më i tmerrshmi ishte ai në Velipojë ku humbën jetën katër pjesëtarë të një familjeje.

Edhe dy ditë më parë, në autostradën Tiranë-Durrës, humbën jetën një vajzë dhe taksisti me të cilin ajo udhëtonte. /k.k/noa.al/