Transmetuar më 23-02-2018, 22:30

Kamerat e sigurisë pranë një shtëpie në Prizren kanë kapur një veprim të çuditshëm të dy femrave.

Ato shihen teksa i afrohen një shtëpie dhe hedhin diçka tek hyrja e saj dhe tek dera.

Pronari i kësaj i shtëpie në Prizren, nga kamerat e sigurisë ka vënë re para disa netëve, lëvizjen e dy vajzave, të cilat bëjnë disa veprime të çuditshme para dyerve të shtëpisë së tij.

Pronari i shtëpisë, thotë të jenë shokuar së bashku me familjarët tjerë nga ky veprim i këtyre personave të panjohur për të dhe familjarët e tij.

Nga veprimi, dyshohet sikur këto femra aplikojnë ritual të magjisë, duke hedhur diçka në hyrje dhe derë të shtëpisë.

Të gjithë komentuesit që kanë parë këtë video në mediat lokale të Prizrenit, pretendojnë se kjo është magji.