Transmetuar më 23-02-2018, 22:56

Orët e fundit po qarkullon një lajm i cili ka të bëjë me largimin e një tjetër figure kryesore të Top Channel.

Fjala është për Endri Xhafon, drejtorin e komanduar të informacionit, i cili pasoi në këtë detyrë sokol Ballën. Dyshimet janë për një krisje të Xhafos me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi.

Por duket se vetë Endri Xhafo ka hedhur poshtë këto pretendime duke reaguar vetë për lajmin e qarkulluar.

Ai thotë se ndodhet në Top Channel, dhe nuk ka ndërmend të lëvizë.

“Jam në @topchanneltv dhe e kam mendjen top për të mos lëvizur”, ka shkruar ai në facebook. /k.k/noa.al/