Transmetuar më 23-02-2018, 23:32

Një njeri i dehur ka përfunduar në shina, teksa treni ka kaluar mbi të. Ngjarja ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe gjatë kësaj jave.

Derek Acton, u kap në kamera duke u ngjitur në hekurudhë në stacionin Harlow Mill. Pak momente më pas, kaloi mbi kokën e tij. Mrekullisht, ai mbijetoi pa dëmtuar.

Megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar dënimit gjyqësor.

Në Gjykatën e Magjistraturës në Highbury, të hënën më 19 shkurt, Derek Acton iu dorëzua një urdhër 12 mujor për t’i shërbyer komunitetit, një kërkesë për ndalimin e konsumit të alkoolit për 60 ditë, dhe një gjobë prej 570 paund. /k.k/noa.al/