Transmetuar më 24-02-2018, 08:03

Kësaj i thonë të kesh lindur me fat. Dhe për këtë fëmijë nga Egjipti kjo shprehje vërtetohet më së mirë, pasi arrin të shpëtojë teksa rrëzohet nga kati i tretë i ballkonit.

Kalimtarët kishin dhënë alarmin, pasi kishin parë fëmijën teksa luante dhe të varej nga bordura e ballkonit ku jetonte.

Fatmirësisht pranë vendit të ngjarjes ndodhej një polic i cili patrullonte aty dhe turma e njerëzve i tërhoqi vëmendjen.

Teksa u afrua dhe u njoh me situatën, ai u përgatit për më të keqen, që të priste në duart e tij fëmijën nëse binte prej atje.

Dhe siç shihet edhe nga video e postuar më poshtë, fëmija nuk vonoi shumë, iu shkëputën duart dhe u rrëzua, por fatmirësisht përfundoi pikërisht në duart e policit hero./b.l/noa.al/