Transmetuar më 24-02-2018, 08:19

Duke kuptuar më shumë mbi mënyrën si gjenet tona “ndizen” dhe “fiken” nga faktorët mjedisorë, do jetë më e thjeshtë të këshillojmë njerëzit se çfarë duhet të bëjnë për të aktivizuar gjenet që lidhen me mbrojtjen ndaj kancerit dhe çaktivizuar ato që lidhen me shkakun e tij.

Edhe pse studimi është në hapat e tij të parë, epigjenetika do mundet që një ditë të identifikojë në mënyrë ekzakte stilin e jetesës dhe faktorët dietikë, që mund të parandalojnë kancerin. Deri atëherë, ja çfarë është provuar se zvogëlon rrezikun për t`u prekur nga kanceri.

1.Humbisni rreth 4.5 kg- Ka dëshmi që tregojnë se obeziteti është i lidhur me kancerin e stomakut. Të qenit obez shkakton rreth 52.000 raste të reja kanceri çdo vit, duke përfshirë raste me kancer gjiri, mitre, mëlçie, prostate dhe pankreasi. Obeziteti është shkaktari i dytë më i përhapur i kancerit pas konsumimit të duhanit, që shkakton rreth 64.000 raste kanceri çdo vit. Linda Bauld, profesore e politikave shëndetësore në Universitetin e Stirling thotë se sa më i rëndë të jesh, aq më i madh është rreziku për t`u prekur nga lloje specifike kanceri. Ajo shpjegon se edhe nëse jeni më shumë se 9 kilogram mbipeshë, çdo humbje peshe do të zvogëlonte rrezikun për t`u prekur nga kanceri.

2.Hani kos- Për të mbajtur bakteret e zorrëve ne formë të mirë, hani një miks me ushqime probiotike ku përfshihet dhe kosi. Bakteret e zorrëve ose mikrobioma është lidhur së fundmi me gjithçka, që nga humori deri tek obeziteti. Një numër në rritje studimesh po i lidhin tashmë me uljen e rrezikut për t`u prekur nga kanceri. I fundit, i publikuar muajin e fundit në gazetën PLOS One implementoi dhënien e baktereve të dobishme përmes suplementeve probiotike një grupi minjsh dhe grupit tjetër iu dhanë baktere jo të dobishme. Minjtë që morën baktere të mira prodhuan metabolitë, që njihen se parandalojnë kancerin në zorrë dhe gjithashtu metabolizojnë më mirë yndyrnat. Bakteret e dobishme e mbajnë sistemin imun në formë të shkëlqyer në përgjithësi, kështu që mund t`i luftojnë qelizat kanceroze.

3.Merrni një aspirinë- Marrja e aspirinës për 5 vite ose më shumë redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrëve. Ka qenë e ditur se marrja e dozave të vogla të aspirinës çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e rrezikut për t`u prekur nga infarkti i zemrës. Tani ka prova që dëshmojnë se mund të ndihmojë në parandalimin kancerit kolorektal dhe të zorrëve, që prek rreth 40.000 britanikë çdo vit. Gjithashtu është provuar se njerëzit që preken nga kanceri kanë më pak rrezik që të kenë përhapje të tij nëse marrin aspirinë.

4.Thuajini po konsumit të fibrave- Drithërat si tërshëra, orizi i kafenjtë dhe mielli i zi mund të ulin rrezikun për t`u prekur nga kanceri i zorrëve. Studimi epik zbuloi se thjesht duke rritur konsumin e fibrave, frutave dhe perimeve në 5 racione në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e 14 lloje kanceri. Disa studime kanë sugjeruar se ky ndryshim në dietë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostatës po ashtu.

5.Lëvizni- Të qenit aktiv çdo ditë mund të parandalojë rreth 3400 raste të kancerit të gjirit, zorrëve dhe mitrës në Britani. Studimi epik zbuloi se ato që ushtrohen për 30 minuta çdo ditë ose kanë punë aktive kanë më pak mundësi për t`u prekur nga kanceri. /b.l/noa.al/