Transmetuar më 24-02-2018, 08:33

Nuk kanë të ndalur rastet e personave të papërgjegjshëm në timon që bëhen rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë, si shoferë edhe këmbësorë.

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive gjatë natës që lamë pas në të gjitha rrugët e Tiranës dhe në autostradë. Efektivët e policisë rrugore të pajisur me Drager dhe Radar për të parandaluar aksidentet kanë zbuluar "çudira" gjatë natës.

Sipas policisë shoferi i një automjeti "BMW X6" lëvizte me 197 km/orë në autostradë. atij i është tërhequr leja e drejtimit për të dalë në QASh për shpejtësi dyfish mbi normat e lejuara.

Një tjetër rast me 0.40mg/l, drejtuesi i një Smarti në Unazë të Re, i cili shkel dhe semaforin dhe qarkullon pa siguracion. Ju tërhoq leja e drejtimit për të dalë ne OASh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, për shkelje të semaforit e pa siguracion.

Po kështu 0.23mg/l, drejtuesi i një Renaulti, në rrugën “Don Bosko“, me 13 masa administrative të pa shlyera, pa kontroll teknik, pa siguracion, dhe me leje qarkullimi të bllokuar. Ju bllokua mjeti si dhe ju tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dhe për shkeljet e tjera.

Lidhur me këto raste pikante të konstatuara, policia deklaron, “Rastet s’kanë nevojë për koment. Rrezik i madh për sigurinë e jetës në rrugë. Asnjë tolerim dhe kontroll të rreptë në të gjitha rrugët e Tiranës. Qëllimi jonë, siguria e jetës së përdoruesve të rrugës.”/b.l/noa.al/