Transmetuar më 24-02-2018, 08:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Fierit ku një prej të dënuarve i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas të dhënave paraprake një 38 vjeçar është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij pa shenja jete.

Mësohet se i dënuari kishte përdorur kanatjeren e tij që e kishte kthyer në formë litari për të ndërmarrë aktin ekstrem.

38 vjeçari identiteti i të cilët nuk është bërë ende i ditur, ishte dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.

Mësohet se dy ditë më parë ai ishte transferuar nga Vlora në burgun e Fierit.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar këtë të burgosur të ndërmarrë një akt fatal për jetën tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen plot të kësaj ngjarje./b.l/noa.al/