Transmetuar më 24-02-2018, 09:29

Një tumor i tmerrshëm është duke munduar një të moshuar të cilës pothuajse i është transformuar e gjithë fytyra.

Tumori në anën e djathtë të faqes së 79 vjeçares ka përmasa të mëdha, ndërsa gruaja e moshuar shpreh frikë që t’i nënshtrohet një operacioni.

Teresita Bruiones thotë se 5 vite më parë ajo vuri re një ndryshim nën lëkurën e faqes, por nuk mendoi seriozisht rreth rrezikut që i kanosej.

Brenda një viti tumori arriti madhësinë e një topi tenisi. Ndërsa tani ai është rritur më shumë se dyfishi i madhësisë së kokës së saj.

Gruaja nga Filipinet thotë se tumori po i vështirëson jetën dhe ka probleme për të fjetur. "Kam frikë të operohem. Kam frikë se nuk do të zgjohem pas operacionit. Tani jam e moshuar dhe nuk mendoj se do të shërohem", shprehet 79 vjeçarja.

Mjekët i thanë të moshuarës se tumori është benin dhe mund të kurohet pas asnjë problem, por gruaja nuk pranon të shkojë në spital për të vazhduar trajtimin./b.l/noa.al/