Transmetuar më 24-02-2018, 09:47

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në qytetin e Lezhës. Të paktën 8 vjedhje ka dokumentuar policia ndaj tyre.

Efektivët e policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Alket Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë dhe Rambo Hasani, 27 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa u janë sekuestruar disa nga mallrat e vjedhur

Makaj dyshohet të jetë autori i 4 vjedhjeve në Lezhë. Policia e Lezhës thotë se ka dokumentuar në mënyrë ligjore këto vjedhje:

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.

– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i  ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.

– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Beselidhja”, Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Rambo Hasani dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve. Policia e Lezhës thotë se ka dokumentuar në mënyrë ligjore këto vjedhje:

"- Me datë 23.02.2018 , tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pue.

– Me datë 11.02.2018, dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë

– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.

– Me datë 12.12.2017, dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë."

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore  edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme  për veprat  penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve ” dhe “ Vjedhja”, në ngarkim të Alket Makaj si dhe vepra penale "Vjedhja" në ngarkim të Rambo Hasani./b.l/noa.al/