Transmetuar më 24-02-2018, 10:01

Vjehrri, nusja dhe djali i mitur 8 vjeçar janë përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë teksa po prisnin në një ministacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Mësohet se tre anëtarët e familjes të cilët jetonin në Golem, ishin nisur për në Berat nga kishin dhe origjinën për të vizituar të afërmit e tyre.

Nga aksidenti tragjik, policia informoi se 69 vjeçari i identifikuar si Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe Edlira Pisku kanë gjetur vdekjen menjëherë në vendngjarje, ndërsa  fëmija XH. Fisku, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti u shënua rreth orës 07:40, ku mjeti tip “Toyota” me drejtuese 30 vjeçaren e identifikuar me inicialet I. P., ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur me makinë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/