Transmetuar më 24-02-2018, 10:28

Një tjetër viktimë i është shtuar kësaj të shtune, këtë herë në qytetin e Shkodrës.

Një person i moshuar është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drin mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç., 71 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlia”, Shkodër.

Në breg të lumit është gjetur edhe një biçikletë çfarë tregon se i moshuari mund të jetë rrëzuar dhe të ketë rënë në ujë ku ka gjetur edhe vdekjen.

Policia dhe grupi hetimor aktualisht po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/