Transmetuar më 24-02-2018, 11:12

Mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas të dhënave, tërmeti me magnitutudë 3 ballë është ndjerë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtune në verilindje të Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë në Kurbnesh, ndërsja lëkundja është ndjerë edhe në Kukës dhe Tiranë.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk raportohen dëme apo të lënduar në njerëz./b.l/noa.al/