Transmetuar më 24-02-2018, 11:59

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në Malin e Robit, ku nusja dhe vjehrri humbën jetën, ndërsa fëmija 8 vjeç ndodhet në spital, teksa u përplasën nga një automjet gjatë kohës që prisnin autobusin në stacion.

Ishte një telefonatë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes. Sipas saj, gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.

E gjendur përballë këtij lajmi 34-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës ndodhej në emigrim, ishte shoqëruar që në mëngjes nga vjehrri, Xhemil Pisku e bashkë me djalin 8-vjeçar do shkonin për në Berat.

Por pikërisht teksa prisnin të merrnin autobusin, ata janë përplasur për vdekje nga një 30-vjeçare që drejtonte një automjet tip “Toyota”, me shpejtësi të madhe.

Në dëshminë e saj para efektivëve të policisë drejtuesja e mjetit 30 vjeçarja Ilda Parroj është shprehur se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Ajo është e shokuar nga ngjarja tragjike dhe ndodhet në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. "Nuk e di çfarë ka ndodhur", ka thënë ajo në polici, ndërsa për akuzën e vrasjes rrezikon dënimin me 3 deri në 9 vite burg.

Fillimisht makina e saj është përplasur me një trafik ndarëse, është rrëzuar në rrugë dhe më pas ka goditur viktimat./b.l/noa.al/

Aksidenti me dy të vdekur dhe një të plagosur tek “Mali i Robit”, identifikohen viktimat

Aksident i rëndë tek “Mali i Robit”, dy të vdekur dhe një fëmijë i plagosur rëndë