Transmetuar më 24-02-2018, 12:35

Nuk ka asgjë më të keqe se të zgjohesh në mëngjes me një dhimbje të tmerrshme koke që të ka lënë gjumi gjatë natës.

Ka një pije të ngrohtë që jo vetëm kuron dhimbjen e kokës, por gjithashtu mund të të ndihmojë edhe për rënien në peshë. Çaji i xhenxhefilit është ajo që të duhet.

Xhinxheri përmban magnez, zink dhe minerale të tjera. Sipas Medical Daily, "xhinxheri ka aftësinë që të reduktojë dhimbjet e kokës në të njëjtën mënyrë si aspirina dhe ibuprofeni."

 Një studim i publikuar në Lancet ka provuar se "rrënja e lashtë ndihmon edhe për të qetësuar problemet me stomakun.

Po kështu, çaji i xhinxherit të ndihmon edhe për rënien në peshë. Sipas dietologes Yumna Sadiq, “xhinxheri përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e bën trupin të djegë më shumë energji.” Është provuar se xhinxheri është një produkt natyral që të ndërpret oreksin, duke bërë kështu që të hash më pak.

Kombinimet:

-Mjaltë me xhinxher, vret bakteret më shumë se antibiotikët e fuqishëm.

-Çaj me xhinxher dhe limon, lehtëson dhimbjet e migrenës.

-Çaj jeshil me xhinxher, shquhet për vlera të jashtëzakonshme terapeutike: rigjenerim i lëkurës , antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës. Hollon gjakun, stimulon ovulimin, lufton ulcerat e stomakut, parandalon gripin etj.

Këshillohet të pihet 1 filxhan çaj xhinxheri, 30 minuta para mëngjesit, dhe një filxhan 30 minuta pas darke. Nëse niveli i yndyrnave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe rekomandohet tre herë në ditë (mëngjes, drekë, dhe darkë)./b.l/noa.al/