Transmetuar më 24-02-2018, 12:49

Një vajze të re i janë infektuar sytë nga një krimb që më parë është parë vetëm te bagëtitë. 28 vjeçarja Abbey Beckley po punonte në një anije peshkimi në Alaska kur ajo ndjeu diçka në qepallën e saj pas dy javëve në udhëtim.

Kur ajo u kthye në breg pas pesë ditëve u përpoq të gërmonte atë që gjendej nën qepallën e saj duke supozuar se është një qerpik, por zbuloi një krimb.

Duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte, ajo nxori edhe katër krimba të tjerë por nuk kishte asnjë ide se çfarë mund të ishin. 

Përfundimisht ajo u transferua tek një specialist i syrit në Portland, i cili arriti në përfundimin se ajo ishte prekur nga thelazia gulosa, një parazit që nuk është parë kurrë te njerëzit dhe përhapet nga mizat.

Beckley, nga qyteti i Gold Plazhit, që ndodhet në bregun e Oregonit përgjatë Oqeanit Paqësor rreth 40 milje në veri të kufirit të Kalifornisë, tha se ajo tani është e vendosur të ndihmojë çdo person tjetër të mundshëm që ta kuptojë këtë gjendje të habitshme.

"Një pjesë e arsyes për të cilën po flas është se kisha dashur që të mund të gjeja një artikull ose një burim që do të më siguronte se kjo që më ndodhi mua t’i ketë ndodhur edhe dikujt tjetër dhe ata të jenë mirë", tha Beckley.

“Rastet e mëparshme të infeksioneve të tilla të krimbave të syve janë raportuar në mbarë botën, kryesisht në Evropë dhe Azi dhe në komunitetet rurale me afërsinë e kafshëve dhe me standarde të ulëta të jetesës”, thanë hulumtuesit.

Krimbat e syve gjenden në një shumëllojshmëri të kafshëve duke përfshirë qen, mace dhe disa mishngrënës të egër./b.l/noa.al/