Transmetuar më 24-02-2018, 13:19

Fytyra pak më e mbushur e cila i shkëlqen dhe një hijeshi dhe finesë e karakterizoi gjatë të dielës së kaluar, në ceremoninë e filmit britanik Bafta 2018, në Royal Albert Hall në Londër.

Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton, u shfaq e veshur me një fustan të gjatë jeshil të errët, i lirshëm në pjesën e poshtme, për të mbuluar barkun.

Ajo është në pritjen e ëmbël në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe zërat e fundit raportojnë se Dukesha e Cambridge, dhe Princi William janë në pritje të dy binjakëve.

Lajmi është bërë e dije nga mediat britanike sipas të cilave, Kate do të sjellë në jetë 2 vajza.

Po sipas të njëjtave burime thuhet se njërën nga të cilat Kate ka shprehur dëshirën ta quajë Diana, në nder të Princeshës më të dashur për britanikët. Aktualisht Kate dhe William kanë dy fëmijë, djalin George dhe vajzën Charlotte./b.l/noa.al/