Transmetuar më 24-02-2018, 13:43

Një kërkim i ri ka zbuluar që njerëzit 60 e ca vjeç që kanë punuar në punë shumë stresante dhe kanë pak liri dhe mundësi për të marrë vendime në punë, janë 15% më shumë të rrezikuar për të humbur jetën sesa ata që punojnë në vende me më pak stres.

Hormonet e stresit si kortisoli dhe vasopresin arginini implikohen në disa gjendje të pashëndetshme, duke nisur nga artriti, shtimi në peshë, pagjumësia, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe demencia.

Po ndien që po stresohesh thjesht duke menduar për këtë? Ja ku janë disa mënyra shkencore si ta kontrollosh stresin.

Qesh- Akti fizik i të qeshurit mund të ndikojë drejtpërdrejt humorin, ashtu si dhe përgjigjen e trupit ndaj stresit. Kërkimi ka gjetur që njerëzit e drejtuar kah të qeshurit gjatë detyrave stresuese, e marrin veten më shpejt.

Pi çaj- Ata që pinë rregullisht çaj përjetojnë më pak stres dhe çlirojnë më pak kortisol si përgjigje ndaj detyrave stresuese. Shkencëtarët besojnë që aminoacidet që ndodhen në çajin jeshil dhe të zi mund të kenë efekt qetësues.

Përtyp çamçakëz- Përtypja e çamçakëzit 5 minuta dy herë në ditë, uli nivelet e ankthit të një grupi infermieresh të stresuara. Gjithashtu ato patën një rritje energjie.

Merr një kafshë shtëpiake- Procesi i mbajtjes së një qeni ose maceje është provuar që ul tensionin e gjakut dhe ka efekte gati të menjëhershme. Kërkimi ka gjetur gjithashtu që njerëzit veprojnë më mirë në situata stresuese kur kafsha e tyre është pranë.

Dremit pak- Mungesa e gjumit mund të rezultojë në stres për mendjen dhe trupin, duke rritur nivelet e kortizolit me 25%. Megjithatë, një dremitje 30 minutëshe mund të zbehë këtë efekt.

Medito- Meditimi i përditshëm ul prodhimin e kortisolit mesatarisht me 20%. Përqendrimi dhe vetëdija mund të jenë çelësi, truri i njerëzve fleksibël tregon që ata i kushtojnë më shumë rëndësi çfarë ndodh në trupin e tyre në periudha stresi sesa atyre që kanë më pak aftësi rekuperimi.

Bëj ushtrime- Të ushtruarit rregullisht ul nivelin e kortisolit të çliruar në gjendje stresante. Shkencëtarët besojnë që stresi fizik i ushtrimeve lejon trupin të ‘praktikohet’ në menaxhimin e stresit. Yoga mund të jetë zgjedhja më efektive nga të gjitha, sepse kombinon përfitimet e meditimit me aktivitetin fizik.

Shih TV- Të shohësh spektakle humori mund të ndihmojë kundër ndikimeve negative të stresit. E qeshura zgjeron enët e gjakut, që ndikon në uljen e presionit të gjakut./b.l/noa.al/