Transmetuar më 24-02-2018, 13:59

Ivi Angerman, nga Minnesota, e cila është e prekur nga një gjendje jashtëzakonisht e rrallë, mbushet me flluska vetëm pas 15 sekondash pasi bie në kontakt me ujin.

Foshnja 18 muajshe  e cila është alergjike ndaj ujit vuan gjithashtu sa herë që ajo qan ose djersitet.

Nëna e Ivy-t, Brittany Angerman, 27 vjeç, e cila po përpiqet të mësojnë vajzën e saj që të mos qajë, është e shqetësuar për të ardhmen e vogëlushes.

“E kam shumë të vështirë, gjendja e saj më thyen zemrën, jam vërtetë e trishtuar”, shprehet nëna e vogëlushes.

Familja e Ivy-it po mundohet të mbledhë para për të përballuar shpenzimet mjekësore si edhe për të blerë pajisjet medicinale të specializuara që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të saj.

Foshnja është një nga 50 bartësit e aquagenic urticaria në të gjithë botën. Urtikaria Aquagenic është një formë e rrallë e urtikarisë, një lloj urtikarie që shkakton skuqje të lëkurës pasi personi bie në kontakt me ujin. /b.l/noa.al/