Transmetuar më 24-02-2018, 14:41

Pas Blerim Xhemajlit, një tjetër futbollist i njohur shqiptar i ka dhënë fund lidhjes me partneren, pas 12 vitesh që qëndronin bashkë.

Valon Berhami, i cili luan për Udinese-n në Itali, është ndarë nga partnerja Elena Bonzanni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berhami nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Nëpërmjet këtij shënimi, dëshiroj t’ju komunikoj që pas 12 vitesh, marrëdhënia ime sentimentale me Elena Bonzanni-in ka përfunduar. 

Dua ta sqaroj publikisht për të shmangur spekulimet dhe kërkoj respektin maksimal për të gjitha palët e përfshira, në veçanti vajzat tona, Sofia dhe Isabel. 

Qetësia dhe e ardhmja e tyre për momentin janë prioriteti im. Nuk do të jap deklarata të tjera për mediat me shpresën se rezervimi ynë ndaj kësaj situate do të kuptohet nga ju”, shkruan ai./b.l/noa.al/