Transmetuar më 24-02-2018, 15:10

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja sjell shtim të reshjeve në vend duke bërë që shira mesatarë të bien në zonat Perëndimore ndërsa reshjet e dëborës deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë zonat malore të vendit.

Gjatë natës, vendi mbetet me reshje shiu në Perëndim- Jugperëndim por pjesa më e madhe e Shqipërisë kalon në kushtet e ngricave dhe dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të theksuar në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave variojnë nga –4°C në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Europa

Gadishulli Skandinav paraqitet me vranësira të dendura por reshje të pakta dëbore POR reshje të konsiderueshme shiu e dëbore do të ketë Mesdheu Qendror dhe gjithë Europa Juglindore.

Ndërsa Europa, në pjesën më të madhe të saj, dominohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të ulëta./b.l/noa.al/