Transmetuar më 24-02-2018, 17:41

Tashmë është e ditur se qentë janë mjaft besnikë, veçanërisht kur ata rriten në të njëjtin ambjent me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Dhe ashtu siç ndodh me njerëzit edhe kafshët janëp kurioz të njihen me pjesëtarët e rinj që vijnë në familje, që në rastin në fjalë është një foshnje.

Në videon e postuar më poshtë ju do të shihni një qenush të vogël i cili i afrohet bebes që qëndron i qetë mbi krevat dhe bën gjithçka për ta parë në fytyrë.

Siç shihet edhe në video qenushi nuk ndalet, por është mjaft i vendosur për të përshëndetur anëtarin më të ri të familjes duke u hedhur disa herë nga toka mbi krevat vetë për ta parë bebin.

Kjo skenë e ëmbël është filmuar nga prindërit e foshnjës të cilët më pas postuan videon në Instagram. Video brenda një kohe të shkurtër është bërë viral në internet./a.k/noa.al/