Transmetuar më 24-02-2018, 19:44

Zbardhen të tjera fakte për aksidentin fatal me dy viktima (vjehrri dhe nusja) tek Mali i Robit në Golem mëngjesin e sotëm.

Në fillim policia tha se mjeti drejtohej nga një 30 vjeçare me emrin Ilda Parroj, por 4 orë pas ngjarjes është zbardhur e verteta.

Në timon na qenë shtetasi Halil Koka, ndërsa Parroj ka qenë pasagjere në mjet. Nga të dhënat e para thuhet se Halil Koka i ka kërkuar 30 vjeçares të deklarojë se ishte ajo drejtuese e mjetit, pasi ai vete ishte pa patentë.

Policia mblodhi dëshmitë e personave në vendin e ngjarjes dhe mësoi se në drejtim të mjetit “Toyota” ishte pikërisht Halil Koka.

Këtij personi i ishte hequr patenta ne muajin shkurt per shkelje te kodit rrugor.

***

Edlira Pisku 34 vjeçe ishte nisur nga Golemi ku jetojne për të parë familjarët e saj në Berat pas një telefonate që kishte marrë për gjyshen e sëmurë.

Bashkë me të ishte edhe i vjehrri 69 vjeç Xhemil Pisku.

Të dy mbeten të vdekur në vend, pasi një makinë që ecte me shpejtësi i përplasi në anë të rrugës. Pas kësaj tragjedie të madhe për familjen Pisku lajmi i mirë është se djali i saj, vetem 8 vjeç i ka shpëtuar aksidentit tragjik dhe ndodhet në spital në gjendje më të stabilizuar.

Edlira la dy djem jetim. I shoqi punonte në emigracion në Greqi dhe e ka marrë vesh lajmin tragjik të humbjes së gruas dhe babait nga familjarët.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Plepa-Kavajë pranë Malit të Robit në Golem sot rreth orës 07:40.