Transmetuar më 25-02-2018, 14:30

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të qani pas një raporti seksual dhe jo sepse nuk e keni shijuar, përkundrazi pasi keni arritur pikun e kënaqësisë? Nëse dikujt mund ti jetë dukur e çuditshme, dijeni se nuk është kështu, quhet trishtim pas kënaqësisë dhe ka të bëjë me një sërë ndjesish dhe emocionesh që na prekin thellë.

E qara nuk ka të bëjë me cilësinë e raportit, por me ndjeshmërinë që ka shkaktuar te çiftit. Një studim i publikuar nga R.D. Schweitzer dhe Jessica O’Brien në revistën shkencore “US National Library of medicine”, dhe i analizuar nga doktoresha Marie Tudor, ka zbuluar se thuajse gjysma e femrave qajnë pas aktit.

“Shpesh mund të bëhet fjalë për një reagim apo kthim pas ndaj një momenti të raportit”, shprehet doktoresha Tudor, shkruan noa.al.

Studimi thotë gjithashtu se qahet pavarësisht nga lloji i partnerit apo raportit, pasi është një çështje emocionale.

Nëse ju ndodh që në shtrat partnerja të qajë pas aktit, kjo është një gjë normale që do të kalojë shumë shpejtë. /a.y/noa.al