Transmetuar më 25-02-2018, 17:47

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker ka vlerësuar arritjet e deritanishme të Maqedonisë, duke thënë se ato vlejnë për një qasje pozitive drejt Bashkimit Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, zyrtari i lartë tha se BE nuk do të caktojë datë për Maqedoninë, por nuk ngurroi të thotë se ky vend është në rrugën e duhur drejt integrimit.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë maqedonase, Zaev, u ndal te zgjidhja e çështjeve me Greqinë, ku tha se përparimi në këtë drejtim do të mbyllë kapitujt problematikë mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, Junker pati një takim edhe me Presidentin Ivanov, me të cilin diskutoi për situatën aktuale politike atje.