Transmetuar më 26-02-2018, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën, duke publikuar një video ku jep një lajm të mirë për fermerët.

Ai bën me dije se që nga dita e fundit e muajit shkurt, të gjithë fermerët mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare.

Kriteri i vetëm për ta është që të kenë NIPT dhe nuk do ju duhet asnjë dokument shtesë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë, pa asnjë dokument shtesë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në videon që gjeni më poshtë, shihni në mënyrë më të detajuar se përse bëhet fjalë. /a.y/noa.al