Transmetuar më 26-02-2018, 17:24

Një aksident i rëndë rrugor, i cili ndodhi pak ditë më parë, përfundoi me vdekjen e një vajze 11-vjeçare.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në datën 22 shkurt, në Gjilan, ku vajza me emrin Erëza u godit nga një makinë në rrugë.

Ajo po kthehej nga shkolla, me dëshirën për të porositur tortën e ditëlindjes, pasi kishte planifikuar festë me shokët dhe shoqet e klasës.

Por, vajza e vetme e familjes Berisha, u varros pikërisht në ditën kur do të mbushte 11 vjet.

Ajo kishte ftuar të gjithë shokët e klasës për festën që do organizonte, por pa e ditur se jeta e saj do të ndërpritej padrejtësisht. /k.k/noa.al/