Transmetuar më 26-02-2018, 19:46

Edhe pse politika serbe është kujdesur të thotë vaszhdimisht se përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk lidhet me integrimin në BE, ky qëndrim është hedhur poshtë nga Eurokomisioneri, Johanes Hahn.

Ky i fundit, pas takimit me presidentin Vuçiç, e tha qartë se përmirësimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, është kusht për të ardhmen europiane.

“Viti 2018 mund të jetë vendimtar në progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Strategjia e re e Zgjerimit për Ballkanin, duhet të jetë një motiv i fortë për qeverinë e Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës, dhe reformat në sundimin e ligjit janë kryesore”, tha zyrtari i lartë europian.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë rinisur procesin e dialogut në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së. /k.k/noa.al/