Transmetuar më 27-02-2018, 08:30
Pas dhënies së dorëheqjes së gruas së tij, të njëjtën gjë ka bërë edhe ministri i Ekonomisë në Greqi, Dimitris Papadimitrou.
Mediat greke thonë se dorëheqja e tij vjen pas zbulimit se bashkëshortja e tij, ministrja e Punës, Rania Antonopoulou, merrte subvencione për qiranë e banesës.
Kjo bëri që qeveria greke të përfshihet në skandal, çka solli edhe dorëheqjen e saj gjatë ditës së hënë.
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, mësohet se edhe Papadimitrou i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Alexis Tsipras.
Po ashtu bëhet e ditur se kjo dorëheqje është pranuar. /a.y/noa.al