Transmetuar më 28-02-2018, 08:26

I ftohti siberian ka shkaktuar edhe këtë vit një numër të madh viktimash. Në kontinentin e vjetër, Europë, së paku 19 persona kanë humbur jetën nga i ftohti i ditëve të fundit.

Numri më i madh i viktimave është shënuar në Poloni, ku kanë gjetur vdekjen nga i ftohti 9 persona, pesë prej tyre vetëm natën mes të hënës dhe të martës.

Mediat lokale informojnë se në disa zona temperaturat kanë zbritur në -26 gradë.

Ndërsa në disa zona të Lituanisë kanë gjetur vdekjen edhe 4 persona të tjerë, ku temperaturat kanë zbritur në -18 gradë celsius.

Në Francë viktimat nga i ftohti janë tre, që të gjithë të pastrehë, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur në Rumani.

Një i vdekur është shënuar edhe në Itali, mëngjesin e kësaj të marte në Milano. /a.y/noa.al