Transmetuar më 01-03-2018, 19:03

Me gjithë lëvizjet e shumta në politikën botërore për minimizimin e armëve bërthamore, në praktikë një gjë e tillë duket e largët. Të paktën kjo kur bëhet fjalë për një fuqi si Rusia.

Nën udhëheqjen e Putin, ky vend jo vetëm që nuk po eliminon arsenalin bërthamor, por po kryen investime të mëdha për modernizimin e armëve.

“Përparimet e fundit të Rusisë i kanë bërë mjaft të vjetra sistemet raketore të Amerikës”, tha Putin në fjalimin para kombit.

“Washingtoni duhet të flasë me Moskën si një partner i barabartë, e jo si fuqi dominuese”, tha Putin.

Putin njoftoi se Rusia ka zhvilluar me sukses disa sisteme të reja të armëve, të cilat në thelb zhvlerësojnë aftësitë anti-balistike të raketave amerikane, duke sfiduar hapur SHBA-në./noa.al/a.m.