Transmetuar më 02-03-2018, 12:12

I ftohti ekstrem që ka përfshirë gjithë Europën ditëve të fundit, ka shkaktuar një numër të madh viktimash.

Bilanci i të ftohtit ekstrem në kontinentin e vjetër, flet për së paku 50 të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë.

Situata më e rëndë paraqitet në Poloni, ku vetëm gjatë kësaj jave kanë vdekur 21 persona.

shtatë persona të tjerë kanë vdekur në Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Ndërkohë tre viktima janë shënuar në Spanjë, 5 në Lituani, 4 në Francë, dy në Serbi, po aq në Itali, Slloveni dhe Rumani.

Një i vdekur është shënuar edhe në Britaninë e Madhe. /a.y/noa.al