Transmetuar më 06-03-2018, 19:31

ISIS ka publikuar një video ku tregohen momentet dramatike të katër ushtarëve amerikanë, të cilët u vranë në pritë në Niger.

Grupi terrorist publikoi dje videon që, dyshohet se kapi luftëtarët e saj duke sulmuar një grup amerikanësh me armë automatike dhe granatë-hedhës, gjatë një patrullimi.

Në tetor të vitit të kaluar, Rreshteri i Gardës, Bryan Black, Rreshteri i Gardës Jeremiah Johnson, Rreshteri i Gardës Dustin Wright dhe Rreshteri La David Johnson, u vranë ndërsa ishin në detyrë në vendin afrikan.

Pamjet janë vërtetë të rënda, dhe në një moment makina kalon sipër trupave të pajetë. /k.k/noa.al/