Transmetuar më 06-03-2018, 22:48

Skuadra e Real Madridit ka treguar se është “Mbretëresha” e Ligës së Kampioneve pasi arriti të kualifikohej në çerekfinale në ndeshjen e kthimit përballë PSG-së.

Madrilenët fituan me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Paris.

Golat për Real Madridin u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe mesfushori Casemiro.

Ndërkaq për PSG-në shënoi sulmuesi Edinson Cavani.

Vendasit e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Marco Verrattit me karton të kuq.

Kujtojmë që ndeshja e parë zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3-1 për madrilenët.

Ndërkaq në takimin tjetër Liverpool dhe Porto e mbyllën me rrjeta të paprekura.

Liverpool u kualifikua pas fitores së thellë në takimin e një jave më parë me rezultatin 5-0./a.k/noa.al/