Transmetuar më 07-03-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama ka një ftesë për të gjithë fermerët për të përfituar nga investimet.

Ai publikon një video në Facebook, ku jep detaje se si të përfitohen.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët shqiptarë që të përfitojnë 50 përqind të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Bëhet me dije se financohet 50% e investimeve të reja, për përmirësimin e zinxhirit ushqimor në blegtori. /a.y/noa.al