Transmetuar më 07-03-2018, 17:36

Dy fëmijë kanë humbur jetën në një aksident tragjik, teksa po kalonin rrugën.

Viktimë kanë mbetur një djalë 1-vjeçar, dhe një vajzë 4-vjeçe.  Kjo e fundit është vajza e aktores së njohur Ruthie Ann Miles.

Ngjarja shokuese ka ndodhur ditën e sotme në Brooklin, ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur aktorja ka qenë duke kaluar rrugën me vajzën, shoqen dhe djalin e shoqes, i cili mbeti viktimë po ashtuShoqja e saj dhe Ruthie ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se ajo është shtatzënë, por për fat të mirë edhe fëmija është në gjendje të mirë. /k.k/noa.al/