Transmetuar më 07-03-2018, 19:35

Shumë nëna zgjedhin të flenë në shtrat me të foshnjën e tyre për shumë arsye. Nëse kjo mund t’i sjellë siguri fëmijës dhe mund të ndihet i mbrojtur pranë nënës, për këtë të fundit mund të ketë pasoja negative.

Një studim i fundit nga një grup shkencëtarësh i Universitetit Shtëtëror të Pensilvanisë ka arritur në përfundimin se nënat që ndajnë shtratin me fëmijën janë më të predispozuara të preken nga depresioni. Këto nëna shqetësohen më shumë për gjumin e bebes dhe krijojnë barrierë me të tjerët.

Sipas studimit, këto gra janë plot 76 % më të stresuara se gratë që mbajnë fëmijët në dhomë tjetër.

Po ashtu ndarja e shtratit me fëmijën bën gjumin e prindërve të parehatshëm dhe stresues. Stresi rrit rrezikun që këto nëna të zhvillojnë simptoma si: ndihen të pashpresa, qajnë vazhdimisht, madje mund të mendojnë të lëndojnë edhe veten apo të tjerët.

Për shkak edhe të ndryshimeve hormonale dhe lodhjes së tepërt, nënat e reja kanë shumë luhatje humori./a.m./noa.al/