Transmetuar më 07-03-2018, 19:53

Një burrë ka rënë pre e një sulmi barbar, teksa kishte dalë për të darkuar me bashkëshorten e tij, në një restorant.

Ai u sulmua egërsisht nga dy persona me hanxhar dhe shpatë, ku për pasojë mori lëndime të mëdha në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në një restorant indian, të hënën, në Paris të Francës,

I lënduar ka mbetur 35-vjeçari me origjinë nga Sri Lanka. Dëshmitarët e tmerruar përshkruan dy burra të maskuar, të cilët thuhet se ishin të armatosur me shpatë dhe hanxhar.

Ai u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe është duke luftuar ende për jetën e tij të martën, sipas AFP. Autoritetet nisën një kërkim për të dyshuarit. /k.k/noa.al/