Transmetuar më 07-03-2018, 20:49

Pak ditë më parë kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta pas një arresti kardiak. Ai ndodhej në dhomën e hotelit, teksa disa orë më vonë do të zbriste në fushë për skuadrën e vet.

Fillimisht prokuroria hapi hetimet edhe për mundësinë e një vrasjeje ndërsa autopsia zbuloi të vërtetën.

Pak orë më parë skuadra e tij Fiorentina mallëngjeu të gjithë sportdashësit duke publikuar një këngë që i dedikohet kapitenit të ndarë nga jeta.

"Faleminderit për gjithçka që na keni dhënë, përgjithmonë me ne Asto", shkruan klubi violë.

Ndërsa mediat italiane e komentojnë si një nderim për kapitenin, një falënderim i përzemërt për futbollistin, një përshëndetje për njeriun e madh, videoja që ngroh zemrat me të cilën ACF Fiorentina falenderon figurën e Davide Astorit./m.sh/noa.al/