Transmetuar më 07-03-2018, 21:47

Policia britanike ka dhënë informacione lidhur me tentativën për eliminimin fizik të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yuria. BBC raporton se për tentativën e vrasjes së tyre është përdorur një agjent nervor.Babë e bijë u gjetën në Salisbury të dielën në mbrëmje në gjendje të rëndë.Një polic i cili u afrua i pari në skenën e krimit po ashtu është në gjendje të rëndë ka deklaruar kreu i antiterrorit Mark Rowley.

“Kemi zbuluar se një agjent nervor është shkaku i simptomave, ne e kemi trajtuar rastin si tentativë vrasje”, ka deklaruar Rowley.

Ai ka thënë se nuk ka të dhëna për përhapje të rrezikut shëndetësor në publik./a.m./noa.al/