Transmetuar më 08-03-2018, 12:06

Eventin më të bukur futbollistik në mbarë botën do të vazhdoni ta ndiqni vetëm në Tring!

Në Shqipëri, që prej vitin 2015, Uefa Champions League lidhej menjëherë me emrin e platformës Tring.

Për tre sezone, shikuesit kanë ndjekur në katër kanalet e dedikuar sportit, duelet emocionuese të skuadrës së tyre të zemrës.  

Me një transmetim maratonë, duke nisur që nga ora 20:00 me Studio Uefa, mbrëmja e çdo shqiptari të martave dhe të mërkurave ka qenë e rezervuar vetëm për ekranin e Tring. Pavarësisht, moshës, gjinisë apo tifozerisë, Tring ka bashkuar të gjithë familjen për të përjetuar magjinë e futbollit.

Megjithatë, nuk mbetet me kaq! Përjetime të tilla përgatituni të ju shoqërojnë deri në 2021.

Edhe për 3 sezone të tjera, Tring ka fituar të drejtën ekskluzive të transmetimit të Uefa Champions League në Shqipëri.

Për herë të parë, sezonet 2018- 2021, do të transmetohen vetëm në PayTV ndaj të gjithë ata që duan të mos humbasin asgjë nga eventi futbollistik më emocionues në botë duhet të përfitojnë nga ofertat për tu pajisur me dekoderin Tring.