Transmetuar më 08-03-2018, 12:56

Një kopje e lashtë e Kuranit është gjetur në Universittin e Birminganit mund të të ketë qenë e Abu Bakr, një prej të parëve myslimanë në botë.

Datimi kur u krye gjeti fragmente që mund të jenë të paktën 1370 vjeçare, duke rritur kështu mundësinë që të jetë kopja më e lashtë e librit të shenjtë të Islamit, që ekziston.

Jalam bin Huvareib, drejtori i Fondacionit për studime Islamike "Rashid Al Maktoum" në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka sugjeruar se një dokument i tillë i hershëm, mund të jetë porositur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish, me më shumë gjasa, vetë abu Bakr.

Abu Bakr mendohet gjerësisht të ketë qenë i pari person që u konvertua në Islam. Ai ishte mik i ngushtë dhe këshilltar i besuar i Profetit Muhamed dhe u bë i pari Kalif Mysliman në vitin 634.

Mosha e Kuranit të Birmingemit nënkupton që ai mund të jetë krijuar në vitet e hershme të Islamit, atëherë kur popullsia myslimane globale ishte vetëm disa qindra, transmeton bota.al.

"Unë besoj se ky është Kurani i Abu Bakr", tha Huvareib kur u gjet dorëshkrimi, duke thënë se: "Eshtë zbulimi më i rëndësishmë që është bërë ndonjëherë, për botën myslimane".

Cilësia e Kuranit dhe shkrimi i tij sugjeron se mund të jetë krijuar vetëm për një figurë shumë të rëndësishme.