Transmetuar më 08-03-2018, 14:26

Kinematografia turke është në zi.  Mbrëmjen e 5 marsit, ka ndërruar jetë në moshë fare të re aktori i famshëm i serialeve turke, Harun Kandemir.

Mediat turke shkruajnë se aktori i njohur 35 vjeçar ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Çerkezköy, pasi ka konsumuar vaktin e darkës.

Familjarët e aktorit kanë lajmëruar mensjëherë urgjencën pasi Kanemir është rrëzuar përtokë, por as ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë aktorin.

Harun Kandemir ka luajtur shumë role në telenovelat turke, por në Shqipëri njihet për rolin e tij në serialin "Lugina e Ujqërve".