Transmetuar më 08-03-2018, 14:57

Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në Mersin të Turqisë, ku një djalë i ri ka ekzekutuar me armë zjarrin babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në rrugë, ndërsa krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Siç shihet edhe në video, një 37 vjeçar shfaqet duke vrapuar drejt të atit biznesmen, të cilin e qëllon për vdekje dhe më pas largohet me shpejtësi.

Sipas "Hurriyet", 37 vjeçari i identifikuar si Erhan Alaca qëlloi me pistoletë të atin Mahmut Alaca gjatë të martës, ndërsa shkaqet e krimit të rëndë mbeten ende të panjohura.

Biznesmeni Alaca kishte dalë nga shtëpia dhe ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar nga i biri i cili po e priste jashtë rezidencës. Alaca ka rënë menjëherë përtokë,  ndërsa i biri u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit.

Ekipet e shpëtimit që mbërritën menjëherë në vendngjarje, por konstatuan se biznesmeni kishte ndërruar jetë. Disa orë pas krimit, 37 vjeçari u kap së bashku me armën që kishte kryer vrasjen.