Transmetuar më 08-03-2018, 17:35

Mediat në Itali kanë publikuar identitetin e vajzës 28-vjeçare nga Shqipëria, që humbi jetën një ditë më parë.

Ajo ra aksidentalisht nga ballkoni, teksa ishte duke varur rrobat.

Vajza që humbi jetën është Alma Ndoji, dhe banonte në lagjen Reboço (rruga “Duino”) të La Spezia-s, ku jetonte bashkë me djalin rreth 1 vjeç dhe bashkëshortin.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas rezultoi se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht, dhe e reja humbi ekuilibrin duke përfunduar më pas në asfalt.

Rënia nga 15 metra lartësi i kushtoi jetën shqiptares, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Sipas mediave italiane, e reja kishte shkuar në Itali prej tre muajsh, për të qëndruar me partnerin e saj, i cili jetonte dhe punonte prej kohësh në një kompani ndërtimi. /k.k/noa.al/