Transmetuar më 08-03-2018, 18:58

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar i cili i kishte vjedhur një vajze të re portofolin, teksa kjo ishte duke pritur autobusin në stacion.

Në pranga ra shtetasi me inicialet I.XH, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Shtetasi I.XH, vjeç 45, banues në Tiranë, u kap në kushtet e flagrancës në stacionin e autobusit, duke vjedhur portofolin e shtetases M.S, vjeç 23 banuese në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një shumë eurosh dhe lekësh./a.m./noa.al